OBSH paralajmëron: Kujdes me lehtësimin e kufizimeve, mund të përkeqësojë situatën

Nga Exit News
OBSH paralajmëron: Kujdes me lehtësimin e kufizimeve, mund të përkeqësojë situatën

Heqja e masave kufizuese shumë herët mund të shkaktojë një “rishpërhapje vdekjeprurëse” të Covid-19.

Paralajmërimin e ka bërë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 10 prill gjatë një konference virtuale nga Gjeneva.

Ai tha se OBSH po punon me qeveritë për të formuar strategji të posaçme për secilin shtet për lehtësimin e kufizimeve, por se kjo fazë nuk duhet të bëhet shumë shpejt.

“Heqja e kufizimeve shumë shpejt mund të çojë në një ringjallje vdekjeprurëse të virusit.

Rruga drejt hapjes mund të jetë po aq e rrezikshme sa rruga që kemi kaluar deri tani, nëse nuk menaxhohet siç duhet,” tha ia.

Vendet më të goditura në Evropë, Spanja dhe Italia, janë duke lehtësuar disa prej masave, mëgjithëse shtetrrethimi vazhdon. OBSH i përshëndeti këto masa dhe i kujtoi shteteve se duhet të bëjnë shumë kujdes me heqjen e kufizimeve, edhe pse shumë prej tyre po hiqen me qëllim lehtësimin e krizës ekonomike.

Edhe në Shqipëri, qeveria ka vendosur lehtësimin e masave kufizuese, nga e hënë 13 prill.

Qytetarët do të lejohen të dalin për 90 minuta, në vend të 60 minutave që lejohej deri tani. Ndërsa dyqanet, farmacitë dhe bankat do të qëndorjnë hapur deri në orën 17:30, në vend të orës 13:00 që lejohej deri më sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>