Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar se qytetarët mund të mendojnë se me ardhjen e një vaksine pandemia do të marrë fund, tha të premten drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Zbulimi i vaksinave na jep të gjithëve një shpresë dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Sidoqoftë, OBSH është e shqetësuar se ekziston një perceptim se vaksina do t’i japë fund pandemisë”, tha ai sipas The Guardian.
Tedros tha se ka ende shumë punë deri në zhdukjen e pandemisë dhe se vendimet e marra nga qytetarët dhe qeveritë do të përcaktojnë se kur pandemia do të mbarojë përfundimisht.
“Ne e dimë që ka qenë një vit i vështirë dhe njerëzit janë të lodhur, por nëse kemi spitaletqë funksionojnë edhe me kapacitetet të rritura edhe situate më e keqe mund të kalojë”, tha ai.
“E vërteta është se aktualisht, shumë vende janë dëshmitare të transmetimit shumë të lartë të virusit Covid-19, i cili po ushtron presion të madh në spitale, njësi të kujdesit intensiv dhe punonjës shëndetësorë”, shtoi shefi i OBSH-së.
Mike Ryan, eksperti më i mirë i OBSH-së për emergjencat, shtoi: “Ne jemi … duke parë të dhëna që dalin, të cilat tregojnë se mbrojtja mund të mos jetë e përjetshme dhe për këtë arsye mund të ndodhin ri-infeksione,” tha Ryan. “Vaksinat nuk e zhdukin në zero kovidin”, tha ai.
Mbretëria e Bashkuar miratoi përdorimin e vaksinës Covid-19 të kompanisë Pfizer, të mërkurën.