OBSH paralajmëron vendet evropiane për lehtësimin e masave

Nga Exit News
OBSH paralajmëron vendet evropiane për lehtësimin e masave

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi qeveritë evropiane mbi lehtësimin e parakohshëm të kufizimeve antiCovid, sipas raportimit të The Guardian.

Ai shtoi se kjo mund të sjell një tjetër valë infektimesh, si ajo në Indi.

Hans Kluge, kreu i OBSH-së në Evropë, tha se lehtësimi i masat mbrojtëse kur ende qarkullojnë variantet më ngjitëse dhe mbulimi i vaksinave është ende i ulët mund të çojë në studi infektimesh dhe përsëritje të skenarit indian.

Deklarata vjen pasi shumë udhëheqës evropianë njoftuan gjatë javës planet për të filluar heqjen graduale të kufizimeve në prag të verës,

Kluge theksoi se ndonëse rastet e reja kishin rënë “ndjeshëm” së fundmi, nivelet e infeksioneve në të gjithë rajonin “mbeten jashtëzakonisht të larta“.

Gjithsëesi ai u shpreh se vaksinimi në rajoni po përparonte, me 16% të popullsisë që kanë marr një dozë vaksine dhe 7% plotësisht të vaksinuar.

Aty ku normat e vaksinimit në grupet më të rrezikuara janë të larta, pranimet në spitale po zvogëlohen dhe nivelet e vdekjes po bien. Vaksinat po shpëtojnë jetë ”, tha Kluge.

Kluge deklaroi se rruga për tu kthyer në normalitet vjen nëpërmjet kombinimit të vaksinave dhe masave kufizuese.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>