OBSH planifikon miratimin e vaksinave na prodhuesit perëndimor dhe kinezë

Nga Exit News
OBSH planifikon miratimin e vaksinave na prodhuesit perëndimor dhe kinezë

Organizata Botërore e Shëndetësisë po planifikon të miratojë disa vaksina Covid-19 nga prodhuesit perëndimorë dhe kinezë në javët dhe muajt e ardhshëm, tregon një dokument i botuar të mërkurën.

Ky vendim i OBSH vjen pasi ajo synon t’i përhapë vaksinat  në vendet e varfra.

Një ditë më parë OBSH bëri thirrje për solidaritet dhe kritikoi vendet e pasura që nuk kanë lënë hapësirë që vaksinat të shpërndahen dhe në vendet e varfra.

Covax, një skemë globale e udhëhequr nga OBSH, dëshiron të japë të paktën 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën këtë vit, dhe të paktën 1.3 miliardë të shkojnë në vendet më të varfra.

Por deri më tani OBSH ka luftuar për të siguruar doza të mjaftueshme për shkak të një mungese fondesh, ndërsa kombet e pasura kanë siguruar vëllime të mëdha të vaksinave për veten e tyre.

Në garën për të vendosur vaksinimet, miratimet rregullatore janë thelbësore për të konfirmuar efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave, dhe për të rritur prodhimin.

Por disa vende të varfra mbështeten kryesisht në autorizimet e OBSH-së pasi ato kanë kapacitet të kufizuar rregullator.

OBSH-ja është duke “përshpejtuar” miratimet e emergjencave, sipas një dokumenti të brendshëm të Covax parë nga Reuters.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>