
Organizata Botërore e Shëndetit( (OBSH) rekomandoi përdorimin masiv të vaksinës Astra Zeneca.
Përfitimet e ofruara nga vaksina i kalojnë çdo lloj rreziku, nfaj vaksina duhet të përdoret edhe tek personat mbi 65 vjeç, u shprehën ekspertët e OBSH-së, të mërkurën.
Në dokumentin e brendshëm, të publikuar nga Reuters, ekspertët shkruajne se vaksina duhet të jepet në dy doza, me një interval prej 12 javësh nga njëra-tjetra.
Ata thanë se edhe pse janë ngritur disa pikëpyetje mbi efekshmërinë e vaksinës kundër variantit afrikan, ajo nuk ka pse të mos përdoret.