“Jemi në një pikë kritike të pandemisë, veçanërisht në hemisferën veriore”, tha drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit, të premten.
“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në rrugë të rrezikshme. Ne i bëjmë thirrje qeverive të marrin menjëherë masa për të parandaluar vdekjet e panevojshme, dhe shërbimin spitalor nga kolapsi, dhe mbylljen e shkollave. Sikurse e thashë në shkurt: kjo nuk është shaka”, tha ai.
Tedros tha se shumë vende po shohin “rritje të rasteve, dhe mbingarkesë të terapisë intensive, dhe jemi ende në tetor”.
Ai tha se vendet duhet të marrin masa për të kufizuar përhapjen e virusit shpejt. Të përmirësojnë testimet, gjurmimin dhe izolimin e personave të rrezikuar, për të shmangur një mbyllje të dytë.