OBSH: Të gjitha hipotezat mbi origjinën e COVID-19 mbeten të hapura

Nga Exit News
OBSH: Të gjitha hipotezat mbi origjinën e COVID-19 mbeten të hapura

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të premten se të gjitha hipotezat mbi origjinën e pandemisë Covid-19 mbetën në tryezë, pas një misioni hetimor në Kinë.

Misioni i OBSH-së në Wuhan, ku u identifikuan rastet e para, nuk arriti të identifikojë burimin e virusit.

Në një konferencë shtypi në Gjenevë së bashku me shefin e misionit Peter Ben Embarek, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ekipi kishte kryer një “ushtrim shumë të rëndësishëm shkencor në rrethana shumë të vështira”.

“Misioni arriti një kuptim më të mirë të ditëve të para të pandemisë dhe identifikoi fushat për analiza dhe kërkime të mëtejshme. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të marrë informacionin që na nevojitet për t’iu përgjigjur pyetjeve që ende duhet të marrin përgjigje”, shtoi kreu i OBSH.

Një ekip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ende nuk ka gjetur burime të COVID-19 tek kafshët, që mund të kenë qenë përgjegjëse për transmetimin e virusit më pas tek njerëzit. Sidoqoftë, kërkimi nuk ka mbaruar kurrë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>