OBSH: Varianti Delta i Covid-19, i përhapur në 85 vende

OBSH: Varianti Delta i Covid-19, i përhapur në 85 vende

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp të premten, pohoi se varianti Delta i koronavirusit është shqetësues dhe se ai tashmë gjendet i përhapur në 85 vende.

“Delta [variant] është më i transmetueshmi nga variantet e COVID-19 të identifikuara deri më tani; është identifikuar në të paktën 85 vende dhe po përhapet me shpejtësi midis popullatave të pavaksinuara,” tha Ghebreyesus.

Ai shtoi se me lehtësimin e masave në shumë vende, janë rritur shifrat e infektimeve.

“Më shumë raste nënkuptojnë më shumë shtrime në spital, mbingarkim të personaleve dhe sistemeve shëndetësore, gjë që rrit rrezikun e vdekjes,” u shpreh Dr.Ghebreyesus.

Ai theksoi rëndësinë e parandalimit të trasmetimeve në një kohë që variante të reja do të vazhdojnë të shfaqen pasi “kjo është ajo që bëjnë viruset, evoluojnë”.

Ghebreyesus rekomandoi një kombinim të kufizimeve nga agjensitë e shëndetit publik me shpërndarjen e drejtë të vaksinave mes vendeve.

Kreu i Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) informoi se ka marrë aplikime nga të paktën tre prodhues vaksinash për miratim emergjent. Të paktën një ose dy prej tyre pritet të miratohen brenda pak muajve.

Deri më tani ajo ka miratuar vaksinat Pfizer-BioNTech, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Sinopharm dhe Sinovac, sipas Reuters.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>