OBSH: Varianti Delta nuk është më vdekjeprurës se varianti i parë i COVID-19

Nga Exit News
OBSH: Varianti Delta nuk është më vdekjeprurës se varianti i parë i COVID-19

Përhapja e variantit Delta të COVID-19 nuk është shoqëruar me shkallë më të lartë vdekshmërie sipas Maria van Kerkhove, drejtuese në OBSH për Covid-19.

Studiuesja tha se varianti Delta është rreth 50% më i transmetueshëm se varianti i COVID-19 që u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, raporton The Guardian.

Disa vende kanë raportuar rritje të normave të shtrimit në spital, por nivele më të larta të vdekshmërisë nuk janë regjistruar nga Varianti Delta, tha drejtuesja e OBSH-së.

Eksperti për emergjencat nei OBSH-së Mike Ryan tha gjithashtu se vaksinat e miratuara nga OBSH-ja mbeten efikase kundër COVID-19.

“Vaksinat e miratuara aktualisht nga OBSH të gjitha ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme kundër simptomave të rënda dhe shtrimit në spital,” tha ai.

“Ne po luftojmë të njëjtin virus, por një virus që është bërë më i shpejtë dhe më i përshtatshëm për t’u transmetuar mes nesh njerëzve, ky është ndryshimi”, shtoi Ryan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>