Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
F. E. alias F. E., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
D. M., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.