OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Tiranë

Nga Exit News
OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  • Bashkim (Kosta) Mëllugja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
  • Urim Picari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
  • Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • Bledar Stafuka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>