Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtatë të dënuarve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Faslli Buzi, banues në Fier,i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
- Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
- Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim;
- Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
- Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;
- Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
- Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.