OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 7 të dënuar

Nga Exit News
OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 7 të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 7 të dënuarve në Fier, Tiranë, Kurbin, Shkodër dhe Përmet.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Amant Sadikaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë
  2. Sinan Prenika, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  3. Anxhelo(Fatjon) Demiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim
  4. Eduart Karaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”
  5. Alfred Lleshajt,banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  6. Sokol Djegesina (Pjollaj),  banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
  7. Edmond Mamushit, banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>