Operacioni Forca e Ligji i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë tre subjekteve të tjerë që preken nga paketa anti-krim:
– Denis Qordja, i njohur dhe me emrin Denis Dervishi, – i dënuar për prostitucion;
– Fatjon Manaj – i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale;
– Shkëlqim Sharra – i dënuar për trafik droge.
Pas disa javësh pushim për shkak të pandemisë së Covid-19, OFL ka rinisur sërish punën më 13 maj.