Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy të dënuarve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
– Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për ‘vrasje në rrethanë të tjera cilësuese’;
– Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos në Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.