OFL sekuestron 1,2 milionë litra naftë në pronësi të Lulzim Berishës

Nga Exit News
OFL sekuestron 1,2 milionë litra naftë në pronësi të Lulzim Berishës

Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës, ish i dënuar dhe subjekt i OFL-së.

Sekuestrimi i naftës është bërë pasi në shkurt 2019, kompanisë së Berishës nuk i është rinovuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore, por ai ka vazhduar sërish punën.

OFL raportoi se Berisha ka vazhduar tregtimin e naftës në mënyrë të paligjshme, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Institucionet përkatesë kanë nisur hetimet ndaj këtij rasti, ndërsa nuk dihet nëse Berisha është arrestuar apo shoqëruar në polici.

Lulzim Berisha është ish-dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme