OKB hetim qeverisë për arrestimin dhe ekstradimin e turqve Çelik e Simsek

Nga Exit News
OKB hetim qeverisë për arrestimin dhe ekstradimin e turqve Çelik e Simsek

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur hetimin ndaj qeverisë shqiptare për arrestimin e ekstradimin e shtetasit turq Harun Çelik dhe arrestimin e Selami Simsekut, i cili pritet të ekstradohet së shpejti.

Dy turqin e arrestuar në Shqipëri  akuzohen nga qeveria turke si pjesë e rrjetit gylenist – cilësuar nga qeveria turke si organizatë terroriste, organizatore e puçit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Arrestimi, refuzimi i kërkesës së tyre për azil dhe estradimi i njërit prej tyre në Turqi dyshohet se janë bërë në shkelje  të drejtave të njeriut.

Simsek dhe Çelik u arrestuan teksa po udhëtonin në aeroportin e Rinasit, tranzit për në Kanada me pasaporta false.

Çeliku u dënua me 5 muaj burg për dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.

Me të mbërritur në Turqi, Harun Çelik u përball me akuzat e pjesëmarrjes në organizatën e Gülen dhe u arrestua.

Pas tij, në fund të janarit 2020, edhe Simseku u dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh. Atij iu refuzua kërkesa për azil në Shqipëri, megjithëse i rrezikohej jeta në rast ekstradimi në Turqi. Dyshohet se ai po mbahet jashtë çdo rregulli në Ministrinë e Brendshme, e cila po përgatit ekstradimin e tij në Turqi.

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka pohuar për Exit News se qeveria shqiptare duhet të ndiqte procedurat ligjore dhe detyrimet ndërkombëtare për këto dy shtetas. Dëbimin e Çelikut, Këshilli i Europës e quajti shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa eurodeputetja Ramona Strugariu, i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë transparente procedurat që u ndoqën për dërgimin e tij në Turqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>