OKB heton Izraelin dhe Hamasin për shkelje të të drejtave të njeriut

OKB heton Izraelin dhe Hamasin për shkelje të të drejtave të njeriut

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michele Bachelet deklaroi të enjten se po hetojnë bombardimet nga ana e Izraelit, që mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit. Njëkohësisht, po heton edhe veprimet e Hamasit për shkelje të ligjit humanitarian ndërkombëtar.

Pavarësisht pretendimeve të Izraelit se shumë prej këtyre ndërtesave ishin duke pritur grupe të armatosura ose duke u përdorur për qëllime ushtarake, ne nuk kemi parë prova në lidhje me këto,” deklaroi Bachelet në një mbledhje të thirrur nga Organizata për Bashkëpunimin Islamik.

Nëse zbulohet se sulmet kanë qënë jo proporcionale, mund të konsiderohen krime lufte, citohet të ketë thënë Bachelet nga Reuters.

Meirav Eilon Shahar, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, denoncoi Hamasin si një “organizatë xhihadiste, gjenocidale, terroriste“, që përdorte civilët palestinezë si mburoja njerëzore.

Sipas tij, cdonjëra prej 4400 raketat e goditura nga Hamasi ishte krim kundër njerëzimit.

Ndërkohë, Autoriteti Palestinez e quajti Izraelin regjim aparteidi.

Izraeli, pushtuesi dhe autoriteti i aparteidit, vazhdon krimet e tij, politikat dhe ligjet e tij për të konsoliduar një sistem kolonial dhe aparteid“, u shpreh ambasadori paestinez në OKB, Maliki.

SHBA-të, një nga aleatët më të fortë të Izraelit, nuk folën në këtë sesion dhe pritet që të përdorin fuqinë e vetos në rezolutën e prezantuar nga vendet myslimane.

Izraeli dhe Hamasi arritën në një armëpushim më 21 maj, pas 11 ditësh luftime, që regjistroi rreth 230 të vdekur palestinez dhe 11 izraelit.

Sesioni i OKB-së u zhvillua në një kohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjendet në Lindjen e Mesme për të folur me udhëheqësit izraelit dhe palestinez.

SHBA-të janë të angazhuara për sigurinë e Izraelit, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, dhe rivendosjen e lidhjeve me Palestinën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>