OKB paralajmëron se do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga Covid-19

Nga Exit News
OKB paralajmëron se do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga Covid-19

Sekretari i Përgjtihshëm i OKB ka deklaruar se do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga Covid-19. Antonio Guterres tha të enjten se ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë është në rritj.

Në një seancë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Guterres u shpreh se dëmi që ka shkaktuar pandemia nuk mund të zhbëhet me një vaksinë.

Një raport i OKB-së, publikuar të enjten, vë në dukje se 32 milionë njerëz mund të shkojnë drejt varfërisë ekstreme këtë vit nga pandemia.

Shefi i OKB-së ka kërkuar miratimin e një pakete stimuluese me vlerë të paktën sa 10 përqindëshi i PBB-së globale për lehtësimin e borxhit për të gjitha vendet në nevojë.

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në mbi 1.5 milionë. Ndërsa numri i rasteve ka arritur në mbi 65 milionë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>