OKB: Shtresa e ozonit drejt riparimit të plotë

OKB: Shtresa e ozonit drejt riparimit të plotë

Shtresa e Ozonit po shkon drejt riparimit të plotë. Lajmin e bën të ditur Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Të dhënat se shtresa e atmosferës është përmirësuar në masën 99 për qind, u bënë publike në 30 vjetorin e protokollit të Montrealit:

“Falë protokollit të Montrealit miliona njerëz në botë janë mbrojtur nga sëmundjet kancerogjene të lëkurës dhe probleme të tjera shëndetësore.

Miliona të tjerë janë mbrojtur nga varfëria dhe pasiguria ekonomike që do të shkaktonte dëmtimi i agro-kulturave, peshkimit dhe burimeve të tjera natyrore.”

Protokolli i Montrealit është një marrëveshje mes 197 shtetesh, ku bën pjesë dhe Shqipëria, e nënshkuar në vitin 1987. Marrëveshja ka për qëllim marrjen e masave për të kontrolluar, mbrojtur dhe përmirësuar shtresës e ozonit, përmes kontrollit të emetimit të substancave të dëmshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>