Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara, Maria Grazia Giammarinaro i bëri thirrje shtete e të përdorin një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut, më shumë se sa ta shohë atë si një ligj për forcimin e çështjes.
Gjatë prezantimit të Këshillit të të Drejtabe të Njeriut, ajo theksoi boshllëqet në zbatimin e Protokollit të Parandalimit dhe Dënimit të trafikimit të Fëmijëve dhe grave.
“Rezultate të mira janë arrirë, në vecanti në fushën e shfrytëzimit seksual, dhe në vecanti në ato vende ku bashkëpunimi i mirë me organizatat e shoqërisë civile ka funksionuar”, tha Giammarinaro.
“Sidoqoftë, lufta kundër trafikut për qëllime pune është ende në fazën fillestare”, shtoi raortuesja.
Ajo theksoi se trafikimi i qënieve njerëzore nuk duhet të jetë subjekt i shkeljes së të drejtave të tyre.
Shtetet janë të detyruara të sigurojnë ndihmë dhe mbështetje për viktimat, përfshirë edukim, trajnim, punësim alternativ, leje qendrimi dhe akses në drejtësi.
Javën e kaluar ShBA-të lublikuan raportin mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri. Ku theksohej se qeveria ka denuar vetëm pesë persona për trafik gjatë 2018, numri më i vogël i dënimeve që prej 2014. Raporti i bëri thirrje autoriteteve të “hetonin, denonin dhe zyrtarët që bashkëpunonin me ta”.
Departamenti i Shtetit tha se Shqipëria nuk përmbush standartet minimale për eleminimin e trafikut.
Në maj, UNICEF ngriti shqetësimin e trafikimit të grace dhe fëmijëve, nga dhe për në Shqipëri. Ata lajmëruan një projekt për nisjen e punës në terren me komunitetet në risk dhe për të rritur masat.