Ola Xama: Institucionet shtetërore lejuan gjendjen e krijuar me naftëtarët

Nga Exit News
Ola Xama: Institucionet shtetërore lejuan gjendjen e krijuar me naftëtarët

Kryeregjistruesi i Mallakastrës nuk ka pranuar të regjistrojë vendimin e gjykatës për pagesën e pagave të naftëtarëve, duke i lënë ata në mëshirë të fatit.

Në një intervistë për emisionin “Me Pak Fjalë”, mbi grevën e naftëtarëve prej 18 ditësh, gazertarja Ola Xama u shpreh se institucionet shtetërore kanë lejuar situatën e krijuar tani me naftëtarët.

Punëtorët kanë fituar të drejtën e marrjes së pagave me Gjykatë, dhe ka shkuar përmbaruesi të regjistrojë sekuestron dhe kryeregjistruesi I Mallakastrës nuk e kanë regjistruar.

Tatimet nuk kanë shkuar as të konfiskojnë pronat e ARMO-së, për të marrë detyrimet.

Përmbaruesi i ka çuar email doganave, duke i thënë, hajde ekzekuto 20 milionë euro, por doganat nuk kanë ktheyr përgjigje duke bërë sikur nuk e duan ankandin”, u shpreh Xama.

Madje Xama tregoi se “përfaqësuesi i qeverisë tek ARMO është dorëhequr por njoftimi nuk është dorëzuar sepse nuk gjendet administratori i ARMOs”. Ajo tha se kompanitë pavarësisht emrave, kanë të njëjtin përfitues:

“Kompanitë e shfrytëzimit të naftës janë të njëjtë. Lidhja fillon që pas privatizimit dhe administrimit nga Rezart Taçi.

Që pas vitit 2013, Hini Asset lidh kontratë me Deveron Oil, i cili administrohet nga I njëjti person që administronte ARMO-n në kohën e Taçit.

Një tjetër kompani që lidhet me shfrytëzimin, me një investitor të ri, pronarët e kompleksit Tajvan.

Kompania azere ka lidhur një kontratë shfrytëzimi me TPD Drilling, në pronësi të vellezërve Sulaj. Ata e kanë shfrytëzuar dh emë pas kanë krijuar detyrime, këtu kanë nisur edhe përplasjet mes qeverisë dhe naftëtarëve që ne shohim sot.

Borxhet kryesore, tatimore dhe doganore, mbi 70 përqind të detyrimeve janë të kompanive të naftës, të cilët i fshehin pronarët”.

Për ARMO-n janë hapur shumë hetimet, u shpreh Xama, duke theksuar se  ato asnjëherë nuk kanë përfunduar deri në fund”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>