Olta Xhaçka lexon 28 emrat e viktimave në Durrës dhe Thumanë

Olta Xhaçka lexon 28 emrat e viktimave në Durrës dhe Thumanë

“Mos u riktheni në shtëpitë tuaja nëse ato kanë pësuar dëmtime. Lëkundjet vazhdojnë. Duhet të lajmëroni dhe të prisni ekspertët të vlerësojnë banesat”. Kështu lajmëroi Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka në një komunikim për shtyp.

Ministrja tha se sot ka nisur procesi i kontrollit të banesave. Të gjitha bashkitë do të ndihmohen nga shoqatat e ndërtuesve për të kryer vlerësimin e dëmtimit të banesave.

Ministrja Xhaçka lexoi 28 emra të qytetarëve të cilët kanë humbur jetën nga ky tërmet. Bilanci i raportuar në media është më i lartë.

Emrat e viktimave të lexuar nga Ministrja Xhaçka janë:

Në Durrës

1- Amelia Lala, 8 vjeç
2- Esiela Karanxha, 8 vjeç
3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4- Sadik Qato, 85 vjeç
5- Isah Abazi, 29 vjeç
6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7- Eviola Broshka, 28 vjeç
8- Kristi Reçi, 24 vjeç
9- Sehadete Lala, 79 vjeç
10- Djena Karanxha
11- Eduart Reçi
12- Shemsedin Abazi

Në Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç
2. Bukurije Leka
3. Erisa Cara
4. Fatmira Cuka 44 vjeç
5. Selvie Lala 77 vjeç
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeç
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni 58 Vjeç
12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
13. Çelike Grupieku 57 Vjeç
14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15. Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:

Marjan Preçi 25 vjeç – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>