ONM distancohet nga deklaratat e Theo Jacobsit për SPAK-un

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
ONM distancohet nga deklaratat e Theo Jacobsit për SPAK-un

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) është distancuar nga deklaratat e fundit të diskutueshme nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, në një reagim dhënë për Exit News.

Dy javë më parë, gjatë seancës së vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu, Jacobs kritikoi hetimet e bëra nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dhe vendimarrjen e Gjykatës ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke deklaruar:

“Prokurorë dhe gjykatës që nuk duhej të ishin aty, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale.”

Luan Daci është marrë zyrtarisht si i pandehur nga SPAK-u për falsifikim dokumentesh.

Këtë javë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu përgjigj pretendimeve të Jacobsit, duke theksuar pavarësinë dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit, anëtarët e të cilit kanë kaluar të gjithë me sukses procedurën e vetingut, të cilën e monitoron vetë ONM-ja.

Në përgjigjen dhënë për Exit News, ONM shprehet se ‘mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë përcaktohet nga Kushtetuta, ligji i vettingut dhe kushtet e ardhjes së tyre’.

‘Është brenda kompetencave të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të bëjnë pyetje të lidhura me rastet gjatë seancave dëgjimore publike, me pëlqimin e atij që po vetohet.

Pyetjet dhe mendimet e formuluara nga Vëzhguesit Ndërkombëtarë gjatë seancave dëgjimore publike janë të kufizuara për çështjen në fjalë dhe mund të mos i atribuohen [ONM-së] ose të vlerësohen si deklarata për një një pozicion zyrtar të [ONM-së].’

ONM nënkupton kështu që komentet e Theo Jacobsit për hetimin e Daci jashtë mandatit të tij sepse ato nuk kishin lidhje me “çështjen në proces” të Selim Kryeziu.

Për më tepër, duke shtuar se “pyetjet dhe opinionet e formuluara nga Vëzhguesit Ndërkombëtar […] nuk mund t’i atribuohen” ONM-së, misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Genoveva Ruiz Calavera haptasi distancohet nga komentet e Jacobsit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>