ONM kundër shkarkimit të prokurorit Genci Qana nga vetingu

Nga Exit News
ONM kundër shkarkimit të prokurorit Genci Qana nga vetingu

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana.

KPK vendosi të shkarkojë në 31 mars Genci Qanën pasi vlerësoi se ai nuk kishte bërë deklarim të saktë të burimit të të ardhurave në blerjen e një automjeti dhe për një udhëtim në Korfuz. Një tjetër problem sipas KPK ishte ndryshimi i mbiemrit nga Qana në Qama se sërish në Qana.

Sipas përfaqësuesit Steven Kessler të ONM, shkarkimi i prokurorit nuk justifikohet pasi akuzat nuk janë proporcionale dhe se ai ka ofruar argumenta të mjaftueshëm për burimin e shpenzimeve të tij.

Në rastin e ndryshimit të mbiemrit, ONM thekson se argumenti i KPK nuk mund të pranohet, pasi “nuk ka asnjë pretendim se vlerësuesi ose anëtarët e familjes e kanë përdorur ndonjëherë atë ndryshim për ndonjë avantazh të padrejtë apo për qëllime korrupsioni”.

“Askush, jo një prokuror me përvojë, po as një vajzë që punon në një furrë buke, nuk duhet të shkarkohet nga detyra bazuar në fakte të tilla jashtëzakonisht të parëndësishme”, thuhet në opinionin e ONM-së.

Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>