Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kundërshton vendinimin e KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gerd Hoxha dhe i rekomandon Komisonerit Publik ta ankimojë vendimin.
Gjyqtari Gerd Hoxha kaloi vetingun më datë 3 qershor.
Gjatë rivlerësimit në shkallën e parë të vetingut, ONM kishte kërkuar vlerësim negativ për kriterin profesional pasi quajti problematike dy vendimarrje të Hoxhës kur ai ishte anëtar i KLD-së.
Këto dy denoncime të ONM, KPK ia ka kaluar për shyrtim Inspektoriatit të Drejtësisë i cili ende nuk është përgjigjur mbi to.
Trupi gjykues i KPK ka qenë gjithashtu i ndarë sa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë.
Kryesuesi Olsi Komici dhe relatorja Genta Tafa Bungo vlerësojnë se Hoxha ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e të ardhurave, ndërsa anëtarja Brunilda Bekteshi u shpreh se ai nuk arriti të provojë burimin e një huaje të marrë nga ish-bashkëshortja për rikonstuksionin e një apartamenti.
Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.