ONM: Vetingu ka përjashtuar përndjekësit komunistë nga drejtësia

Nga Alice Elizabeth Taylor
ONM: Vetingu ka përjashtuar përndjekësit komunistë nga drejtësia

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka thënë për Exit News se ligji — i cili ndalon personat që kanë punuar në sistemin e drejtësisë në komunizëm të jenë anëtarë të institucioneve të vetingut, është zbatuar.

“Është e rëndësishme të ndihmojmë në njohjen e dhe mbështetjen e të gjitha viktimave të regjimit totalitar”.

Në respekt të parashikimeve kushtetuese, ONM ka monitoruar zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore” dhe “konfirmon se këto parashikime ligjore janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme sipas kuadrit ligjor të procesit të vetingut”.

Exit News e pyeti ONM pas një letre të hapur drejtuar nga ish-të përndjekurit në fund të vitit 2019.

Letra e shkruar nga Nebil Cika, drejtuesi i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shpjegonte se si anëtarë të sigurimit, hetues, dhe gjyqtarë janë emëruar në institucionet e reja të drejtësisëë. Ai thotë se shumë nga këto persona kanë dënuar qytetarët, me burg, me punë të detyruar, me tortura dhe deri me pushkatim.

Ajo citonte 6 raste ku kandidatët e promovuar në sistemin e drejtësisë lidhen me procese politike të diktaturës apo dhe me ish-Sigurimin e Shtetit:

 

  • Kryetari i SPAK-ut të Arben Krajës, ish hetues në Shkodër 1987-1992.
  • Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Thoma Jano, hetues në Krujë 1980-1991 autor i dhjetra proceseve hetimore politike.
  • Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranit, ish-prokuror komunist, ka dhënë dënime politike për kundërshtarët e regjimit përfshirë edhe ata që rrëzuan bustin e Stalinit në vitin 1990.
  • Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
  • Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Prokurori Bujar Sheshi, ish-hetues i Sigurimit të Shtetit autor i shumë arrestimeve dhe dënimeve politike si hetues në Fier, sipas AIDSSH bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
  • Anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Prokurori Nurihan Seiti, gjyqtare e diktaturës komuniste, ka dënuar disa persona me akuzat e agjitacion propagandë dhe tentim arratisje nga kufiri.

Çika është shprehur se të gjithë personat e cituar në letër kanë punuar në sistemin komunist të drejtësisë dhe kanë qënë përgjegjës për shumë arrestime, dënime politike dhe ndëshkime të “rënda” për “krime” si kalimi i kufirit, propaganda kundër dhe kundërshtimi i regjimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>