ONM: Zgjatja e vetingut, me konsultimin e Komisionit të Venecias

Nga Exit News
ONM: Zgjatja e vetingut, me konsultimin e Komisionit të Venecias

Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të reformës në drejtësi (ONM) e konsideroi zgjatjen e vettingut dhe mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publik “të nevojshme”, të enjten.

ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të gjitha rastet e verifikimit në pritje të përfundojnë…Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar kohore e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publik,” thotë ONM në një prononcim për gazetaren Esiona Konomi.

Misioni shton se afatet duhet të vendosen nga autoritetet shqiptare, por rekomandon që paraprakisht ato të konsultohen me Komisionin e Venecias.

 “Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një zgjatjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me palët e interesuara përkatëse, përfshirë Komisionin e Venecias,” përfundon deklarata.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla propozoi më herët që afati i vettingut të zgjatej me 2 vjet.

Ky afat përfundon në qershor të vitit 2022 dhe për ta zgjatur kërkohet një shumicë e cilësuar ose 94 vota në Parlament.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>