Operacioni “Shpirti”, Apeli i GJKKO-së lë në arrest shtëpie të pandehurit, përfshirë prokurorin Sota

Operacioni “Shpirti”, Apeli i GJKKO-së lë në arrest shtëpie të pandehurit, përfshirë prokurorin Sota

Gjykata e Posaçme e Apelit Anti-Korrupsion konfirmoi të enjten  masën e sigurisë për të arrestuarit e të ashtuquajturit operacionit ”Shpirti”.

Prokurori Maksim Sota dhe ish-zv. drejtori i Policisë së Vlorës, Ilir Balla, së bashku më dy persona të tjerë janë lënë nën arrest shtëpie.

Ndërkohë, janë edhe dhjetë persona të tjerë të arrestuar, të cilët janë lënë në burg si masë sigurie.

Operacioni “Shpirti” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës u zhvillua më 2 korrik, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë.

Si rrjedhim, u arrestuan gjithsej 38 persona për akuza të ndryshme si korrupsion, abuzim me detyrën, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge.

Mes të arrestuarve ishte prokurori Sota, një administrator publik, 3 funksionarë të Policisë dhe dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në vitin 2016.

Po ashtu, në dosjen e SPAK, për operacionin ndërkombëtar ‘Shpirti’ i penduari i drejtësisë Festim Lela ka rrëfyer se radarët e policisë fikeshin për të lejuar kalimin e gomoneve që transportonin lëndë narkotike.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme