
Një e sëmurë me koronavirus është operuar me sukses, të shtunën në mbremje, në Sanatorium. Vajza 18-vjeçare nga Lezha është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar. Ndërhyrja është kryer nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij.
Pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore në Sanatorium.