
Kuvendi shtyu votimin për ligjin e medias, deri sa të shprehet Komisioni i Venecias. Ky lajm u bë i ditur nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
“Votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të të shtyhet, deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet, më 20-21 mars.”
Në 23 janar, Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kërkoi Komisionit të Venecias të hartojë një opinion ligjor për kushtetueshëmrinë e Ligjin të të Mediave, të miratuar në dhjetor të 2019.
Ligji për mediat është kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare si BE, OSBE dhe organizatat vendase për mbrojtjen e medias.
Më herët ne kemi argumentuar se ligji është i panevojshëm, për shkak se para miratimit të tij Shqipëria kishte mekanizmat për të rregulluar mbarëvatjen e medias.
Presidenti Meta e ktheu ligjin në parlament me argumentin se ishte antikushtetues dhe cenonte lirinë e medias, por pavarësisht kësaj komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese e hodhi poshtë dekretin e Presidentit.