Opinioni i Komisionit të Venecias, Kuvendi shtyn miratimin e ligjit për mediat

Nga Exit News
Opinioni i Komisionit të Venecias, Kuvendi shtyn miratimin e ligjit për mediat

Kuvendi shtyu votimin për ligjin e medias, deri sa të shprehet Komisioni i Venecias. Ky lajm u bë i ditur nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

“Votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të të shtyhet, deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet, më 20-21 mars.”

Në 23 janar, Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kërkoi Komisionit të Venecias të hartojë një opinion ligjor për kushtetueshëmrinë e Ligjin të të Mediave, të miratuar në dhjetor të 2019.

Ligji për mediat është kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare si BE, OSBE dhe organizatat vendase për mbrojtjen e medias.

Më herët ne kemi argumentuar se ligji është i panevojshëm, për shkak se para miratimit të tij Shqipëria kishte mekanizmat për të rregulluar mbarëvatjen e medias.

Presidenti Meta e ktheu ligjin në parlament me argumentin se ishte antikushtetues dhe cenonte lirinë e medias, por pavarësisht kësaj komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese e hodhi poshtë dekretin e Presidentit.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme