Protesta e rradhës do të mbahet në 20 Maj në orën 17:30. Lulzim Basha deklaroi se opozita do vijojë të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
“Shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, kulturës, artit dhe lirisë por fillimi i fundit të teatrit që Rama ka luajtur për 7 vjet me jetwn e shqiptarëve.”– tha ai.
Në përfundim të protestës rreth orës 19:00, Basha tha se i qëndron marrëveshjes së firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe se teatri do të ndërtohet edhe njëherë ashtu si ishte.