
Opozita e bashkuar jashtëparlamentare i quan ndryshimet kushtetuese të miratuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare si zhbërje të marrëveshjes së 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik.
Në një reagim publik, opozita e bashkuar akuzon qeverinë se po vë në lojë ndërkombëtarët, të cilët ndërmjetësuan marrëveshjen e 5 qershorit, përmes miratimit të ndryshimeve që e tjetërsojnë atë, vetëm një javë më vonë.
Reagimi nuk tregon nëse opozita do të pranojë të ulët në tryezën e Këshillit Politik, të propozuar nga bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, por shpreh qartë qendrimin kundër marrëveshjes së firmosur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare.