Opozita e bashkuar do të futet në zgjedhjet e ardhshme, me apo pa koalicione parazgjedhore

Nga Exit News
Opozita e bashkuar do të futet në zgjedhjet e ardhshme, me apo pa koalicione parazgjedhore

Opozita e bashkuar do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nëse do ketë apo jo ndryshime të draftit të reformës zgjedhore, dakordësuar në 5 qershor, i cili pritet të miratohet në kuvend.

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi të mërkurën, në ABC News, se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje sepse qytetarët po kërkojnë ndryshimin, pavarësisht të gjithë manovrave të kryeministrit Rama:

“Në zgjedhje do të futemi dhe do të fitojmë, jo se na  e ka qejfi dhe dëshira ne, por ka një unison dhe urrejtje për këtë [Ramën] nga të gjithë shqiptarët dhe së fundmi, ka një ndriçim nga ndërkombëtarët. Sido që të shkojë ne do të futemi në zgjedhje, pasi ne e kemi një kod zgjedhor.”

Duke folur për kërkesat e opozitës në parlament dhe deklaratat e Ramës se në zgjedhjet e ardhshme mund të mos lejohen më koalicionet parazgjedhore, Alibeaj tha se Rama përpiqet të gjejë gjithnjë mënyra se si të vjedhë dhe dëmtojë zgjedhjet:

“Me 30 korrik ai [Rama] voton ndryshimet kushtetuese, rrit pragun me 5  për qind heq dhe koalicionet [parazgjedhore], por nëse e bën këtë duhet që të ndryshojë dhe kodin zgjedhor, pasi duhet të heqë nenet që kanë të bëjnë me koalicionet. Ne do të futemi [në zgjedhje] dhe do të fitojmë.

Ajo që ndryshon është se nëse ndodh një gjë e tillë për të krijuar një tjetër mënyrë për të vjedhur dhe për të dëmtuar zgjedhjet që nuk është me heqjen e koalicioneve ajo që [Rama] do të përdorë janë paratë, krimi, bandat që i ka përdorur gjithmonë.”

Një ditë më parë, Kryeministri Rama ka lënë të hapur mundësinë për kalimin me lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, kërkesa këto të opozitës në parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>