Opozita e Bashkuar nuk pranon ndryshimet kushtetuese

Nga Exit News
Opozita e Bashkuar nuk pranon ndryshimet kushtetuese

Opozita e Bashkuar nuk do të pranojë ndryshimet kushtetuese, të miratuara sot në parlament.

Në një deklaratë për shtyp, kryetari i PD-së, Lulzim Basha pohoi se ndryshimet janë të papranueshme dhe nuk janë të detyrueshmë për opozitën.

“Ndryshimet janë të papranueshme dhe nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe shqiptarët.”

Basha tha se Kuvendi sot shkeli kushtetutën, ligjet dhe konsensusin e arritur me 5 qershor. Ai shtoi më tej se Rama nuk po i hap listat dhe se refuzoi propozimet e opozitës në lidhje me listat dhe koalicionet.

“Sot Kuvendi gjysmak tregoi se është një çirak i interesave politikë të Edi Ramës. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, ato hapen vetëm nga fundi sepse Rama refuzoi propozimin tonë dhe për të mos prekur koalicionin. Sot Kuvendi shkeli më këmbë ligjet e Kushtetutën. Shkelën konsensusin. “

Në përfundim, kryetari i PD pohoi se opozita do të vazhdojë luftën e saj për të mbrojtur demokracinë dhe për të fituar zgjedhjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>