
Opozita e bashkuar deklaroi se Partia Socialiste ka refuzuar të dërgojë kërkesën për opinion drejt OSBE/ODIHR për koalicionet.
Në një komunikim me mediat, përpara nisjes së Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi pohoi:
“Opozita ka kërkuar t’i drejtohemi OSBE/ODIHR për të kërkuar opinion për koalicionet siç janë sot. Ka dy jave që PS refuzon të dergojë kërkesë, duke shkelur marrrevshjen e 14 janarit”
Bylykbashi pohoi se nëse mazhoranca vazhdon në këtë formë, kjo cenon vazhdimësinë e reformës dhe vë në rrezik integrimin e vendit.