Opozita kërcënon me protesta për dekriminalizimin

Opozita kërcënon me protesta për dekriminalizimin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi, sot, se nësë nuk miratohet sa më shpejt ligji i dekriminalizimit, opozita do të fillojë protestat masive.

Pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, Zoti Basha tha: Sot u bëj një thirrje të fundit, të reflektojnë pa vonesë për ligjin  për dekriminalizimin, për gjendjen e mjerë të ekonomisë shqiptare si rezultat i korrupsionit dhe hajdutërisë, ose përndryshe në ditët dhe javët në vazhdim do të përballen me një aksion masiv popullor të PD.”

Zoti Basha  shtoi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga kërkesa për testin e drogës së parlamentarëve, por kjo, sipas tij, nuk e pengon projektligjin të shkojë në Parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>