Mbështetësit kryesorë të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, akuzuan presidentin rus Vladimir Putin të hënën për burgosjen e liderit të tyre dhe figurave të tjera të opozitës.
Sipas tyre kjo u bë për të “eliminuar konkurrencën në zgjedhjet e ardhshme kombëtare” dhe ata u kërkuan udhëheqësve të BE që të përdorin dosjet e çështjeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të identifikuar hetuesit, gjykatësit dhe prokurorët, që sipas tyre duhet të sanksionohen “për rolin e tyre në abuzimet politike”.
Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë thirrje publikisht që BE të sanksionojë oligarkët afër Putinit.
Por gjatë një ndalese në Bruksel të hënën, dy nga togerët kryesorë të Navalny, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov, u thanë gazetarëve se ata kishin bërë presion ndaj BE për të ndëshkuar zyrtarët rusë që ndihmojnë në ndjekjet penale të paligjshme.
Volkov dhe Zhdanov ofruan një hartë të re për ministrat e jashtëm të BE, të cilët të hënën ranë dakord të vendosnin sanksione të reja mbi burgimin e Navalny, por vetëm tani do të fillojnë të përpunojnë të gjitha detajet.
“Mesazhi ynë ishte që Evropa duhet të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme në këtë kontekst – jo vetëm se si do të numërohen votat”, tha Volkov.
Navalny u dënua me 3 vjet e gjysmë burg në fillim të shkurtit, por gjykatësit e mohuan apelin e tij të Shtunën.
Disa orë më vonë, ai u dënua në të njëjtën gjykatë për shpifje ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore dhe u gobit me e 9,500 €.