
Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik më 2 qershor, në orën 17:00.
“Me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00”, shkruajnë përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi në kërkesën dërguar këshillit politik.
Deri në mbrëmjen e 31 majit, Këshilli Politik nuk gjeti dakordësinë për reformën dhe pritet të vazhdojnë bisedimet përtej afatin.
Sipas deklaratave të Bylykbashit dhe Gjiknurit, opozita ka pranuar kushtin e panegociueshëm të shumicës: depolitizimin e komisioneve të administrimit zgjedhor.
Ndërsa shumica socialiste nuk ka pranuar kushtin e panegociueshëm të opozitës: përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik.