Opozita mund të shkojë me 2 lista deputetësh në zgjedhjet e 25 prilli, pohoi kreu i LZHK, Dashamir Shehi.
Në një intervistë për Report Tv, Shehi u shpreh se kjo gjë mund të bëhet për maksimizuar nurmin e deputetëve në parlament.
“Do shkojmë me plaformë të përbashkët. Për të zgjeruar numrin e deputetëve mund të ndahen dhe në dy lista. Ne si individë dhe si parti propozojmë të përfaqësohemi në parlament dhe të fusim sa më shumë deputet në lista”
Në lidhje me përballimin e pandemisë, Shehi u shpreh se Rama nuk ka marr parasysh asnjë propozim nga opozita dhe as nuk i ka ftuar në takim për tu konsultuar me ta.
Shehi i ka konsideruar akuzat ndaj Bashës si broçkullat të kryeministrit Rama.