Basha në mbështetje të artistëve: ndërgjegjësim qytetar se e keqja mund të mposhtet

Basha në mbështetje të artistëve: ndërgjegjësim qytetar se e keqja mund të mposhtet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe mbështetës të shumtë të opozitës iu bashkuan protestës së artistëve dhe qytetarëve të Tiranës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

prej orës 7:00 e mëngjesit forca të shumta të policisë kanë rrethuar teatrin, dhe kanë futur në ndërtesë persona të paidentifikuar, të cilët po mundohen të boshatisin godinën.

Përplasjet me qytetarët e artistët nga policia u bë e pashmangshme ndërsa u dhunan fizikisht Robert e Edmond Budina.

Basha iu bashkua protestës rreth orës 10:00. Fillimisht ai kërkoi të informohej për atë çka po ndodhte dhe më pas u shpreh se PD e mbështet çështjen e mbrojtjes së Teatrit:

Qëndrimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë, në mbrojtje të Teatrit. Këtu Edi Rama kërkon të pastrojë 200 milionë euro, me arkitektë të dënuar në Itali. Kjo është një skemë mafioze, që Edi Rama kërkon ti rrëmbejë Shqipërisë Teatrin Kombëtar. Më në fund para çdo shqiptari po tregohet se ne nuk kemi një qeveri, por një bandë. Kjo që po përpiqen të bëjnë këtu sot, do të ndodhë në çdo shtëpi shqiptari, siç po ndodh tek Unaza, në Shkozë dhe në çdo vend tjetër në Shqipëri. Rezistenca për Teatrin ka vetëdijësuar qytetarët se banda dhe e keqja mund të munden me bashkim, kurajo dhe këmbëngulje

I pyetur se çfarë masash apo aksioni do të ndërmarrë opozita nëse policia nuk tërhiqet, Basha u shpreh se kjo pjesë nuk do të vendosin artistët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pasi opozita është vetëm në mbështetje të tyre.

Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës. Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që, para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi.

Pasi qëndruan në hyrje të Teatrit, protestuesit u futën brenda ambienteve nga dera e anës tjetër të godinës. Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Lulzim Basha denoncoi me foto se si ishin bërë gati materialet teatrore për t’u nxjerrë jashtë.

Foto e postuar në Facebook nga Basha, ku thotë: Brenda Teatrit Banda e Ramës kishte nisur cmontimin. Aleanca per Teatrin dhe qytetaret i larguan dhe u futen brenda.

Duke folur me mediat, Lulzim Basha ka folur edhe rreth një marrëveshje që PD do të nënshkruajë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, marrëveshje që ai e ka konsideruar si marrëveshje bashkëpunimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>