Opozita nuk do të votojë reformën në drejtësi

Opozita nuk do të votojë reformën në drejtësi

Basha: Drafti i mazhorancës është një manovër që i lejon Ramës të vendosë kryeprokurorin dhe gjykatësit,  propozojmë krjimin e Senatit

Opozita nuk do të votojë propozimin e mazhorancës për reformën në drejtësi. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, tha në  intervistë për TV Klan, se drafti është një përpjekje e pastër e kryeministrit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë.

“Ne nuk e votojmë reformën në drejtesi, ajo është një manovër që i lejon Edi Ramës të vendosë kryeprokurorin dhe gjykatësit” tha Basha.

Basha propozoi krjimin e  Senatit të zgjedhur direkt nga populli. “Ne mekanizmat e kontrollit, propozoj krijimin e dhomës së dyte të senatit, të zgjedhur nga populli. Senati duhet jetë i drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe merr përsipër atë që i është besuar Gjykatës Kushtetuese. Si edhe të ulim numrin e parlamentarëve, me kusht që të mos jetë kozmetikë”, tha Basha.

Mazhoranca përfundoi pak ditë më parë draftin e saj për reformën në drejtësi e hartuar një grup ekspertësh vendas. Propozimi i mazhorancës është paraqitur në Komisionin e Venecias, i cili këshillon Shqipërinë në procesin e reformës në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>