Opozita nuk ndryshon qendrim: Nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër

Opozita nuk ndryshon qendrim: Nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër

Qendrimi i shprehur i opozitës është se koalicioni opozitar nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa u larguar Edi Rama nga Kryeministër. Më herët, kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpre se:

Vendimi i Presidentit i shërben interesit publik. E mbështes atë, por pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme as më 30 Qershor, as më 30 Korrik, as më 30 Gusht.

Ky qendrim u mbështet edhe nga partitë e koalicionit opozitar. Në përfundimit të takimit ndërmjet Zotit Basha dhe kryetarëve të partive opozitare, Zoti Mediu, Kryetar i Partisë Republikane u shpreh për mediat se:

Pas qendrimit të Presidentit të Republikës, besoj që Basha, në emër të opozitës, e ka shprehur qartësisht qëndrimin e tij, angazhimin e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën, Kryeministër.

Qëndrimi ynë është i njëjtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>