Opozita paralajmëron protesta

Opozita paralajmëron protesta

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se bashkë me njerzit e tij, vledh një milion dollarë në ditë nga xhepat e shqiptarëve. Kryetari i PD-së foli për mediat, pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha se qeveria nuk tërhiqet nga aksioni kundër informalitetit. Basha kundërshtoi pretendimet e kryeministrit se aksioni tatimor po ndihmon në rritjen e të ardhurave në buxhet. Ai tha se mungojnë 231 milion dollar në buxhet për shkak të mosrealizimit të të ardhurave.

Kryetari i opozitës paralajmëroi nisjen e protestave kundër qeverisë, pa përjashtuar kërkesën në të ardhmen për zgjedhje të parakohëshme. “Se kur janë zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, këtë do ta përcaktojë populli”, tha kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>