Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve, Hajdari: Mazhoranca nuk do hapjen e listave

Nga Exit News
Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve, Hajdari: Mazhoranca nuk do hapjen e listave

Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen Komisionit të Ligjeve.

Në një komunikim për mediat, deputetja Rudina Hajdari pohoi se mazhorancë nuk do të hapë listat.

Ajo shtoi se mazhoranca do të vazhdojë me draft-ligje që nuk hapin listat 100 përqind, opozita sdo marrë pjesë në diskutime.

“Vendosëm ta bojkotojmë seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reformë madhore për të cilën gezojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë. “

Hajdari pohoi se është e vendosur për hapjen e listave 100 përqind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>