Opozita parlamentare ka braktisur seancën parlamentare të së enjtes.
Deputeti Murrizi i bëri thirrje deputetëve të opozitës të lënë seancën si një provë se nuk do të miratojnë reformën nëse nuk do të ndryshohet sistemi zgjedhor.
“Ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme në mënyrë institucionale. Në 2008 me hile u hoqët të drejtën e votës shqiptarëve. Këtej bëni marrëveshje me kë t’iu dojë qejfi.
Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju.
Nëse juve si mazhorancë keni hapur ankand, nëse I keni dhënë fjalën jashtë kësaj salle, që do i bëni 84 vota harrojeni.”
Murrizi pohoi se asnjë presion apo joshje nuk do të stepi opozitën parlamentare nga kërkesat e saj.