
29 deputetë të opozitës parlamentare kanë dërguar në Kuvend një draft për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ata kërkojnë ndryshimin e dy neneve të Kushtetutës për të mundësuar garën e kandidatëve për deputet me lista të hapura.
Pjesë e draftit është edhe vendosja e një pragu elektoral prej 5% të votave që partitë të mund të marrin mandate deputetësh, si dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
Opozita në parlament ka deklaruar se nuk do ta votojë reformën zgjedhore nëse nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.
Këtë qëndrim mbajti edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari gjatë negociatave në Këshillin Politik. Por në fund ajo firmosi marrëveshjen për reformë zgjedhore pa ndryshim sistemi.
Opozita ka kërkuar largimin e Rudina Hajdarit nga posti i bashkë-kryetares së reformës zgjedhore dhe caktimin e Murrizit në vend të saj.