Opozita pjesë e bisedimeve me OSBE-në për reformën zgjedhore

Opozita pjesë e bisedimeve me OSBE-në për reformën zgjedhore

Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare do të marrin pjesë në konferencën për reformën zgjedhore, organizuar nga misioni i OSBE-së në Tiranë dhe Komisioni për reformën zgjedhore.

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së kryetarëve të partive opozitare.

Në bisedimet që do të nisin nesër më 25 shtator, opozita do të përfaqësohet nga tre përfaqësues teknik: Ivi Kaso, Sekretari për Zgjedhet në Partinë Demokratike; Muharrem Caka, përfaqësuesi ligjor i LSI në KQZ dhe Arjan Madhi Nënkryetari i Partisë Republikane.

Pas mbledhjes me aleatët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha për median se opozita po punon për zgjidhjen e krizës, problemi dhe shkaktarja kryesore e së cilës është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Pas takimit me aleatët, Zoti Basha takoi kreun e OSBE-së Bernd Borchard për t’i bërë të ditur vendimin e opozitës dhe për të diskutuar për krizën politike.

Sipas njoftimit zyrtar, në konferencën e 25 shtatorit do të diskutohet për hartimin e një reforme zgjedhore, që ndër të tjera merr parasysh dhe rekomandimet OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>