Opozita propozon datën 25 maj për mbledhjen e Këshillit Politik

Nga Exit News
Opozita propozon datën 25 maj për mbledhjen e Këshillit Politik

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi që mbledhja e Këshillit Politik,  për Reformën Zgjedhore, të zhvillohet të hënën me 25 maj.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI, Petrit Vasili dërgua  letër Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, për t’i bërë të ditur këtë fakt.

Ata pohojnë se pavarësisht, se procesi i filluar me 11 maj është goditur shumë herë nga mazhoranca, opozita mbetet e përkushtuar të përfundojë sa më parë reformën.

Ditën e premte, Damian Gjiknuri, kryetar i reformës zgjedhore kërkoi  mbledhjen e Këshillit Politik më 26 maj, në orën 10:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>